Lame prezanton drejtorin e 8-të të Kadastrës së Vlorës: U kthye në barsoletë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Andi Binaj është drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës, i 8 në harkun e 10 muajve të fundit. Prezantimi i tij u bë nga Drejtori i përgjithshëm Artan Lame, i cili cilësoi si barsoletë situatën me largimet,  por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë.

Lame: Drejtorin e ri e urojmë pa i dhënë dorën, është e sikletshme. Legalizimet në Vlorë nuk kanë ecur keq. Janë kryer 10400. Në këtë kuadër drejtorit të ri do i dalë detyra e përshpejtimit të këtij procesi. Një tjetër fushë që ka qenë problematike ka qenë legalizimet me shkelje në leje, të braktisura nga pronarët, janë me dhjetra.Drejtori i ri do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. Drejtori i ri kam bindjen se do të ketë kontakte me ju (gazetarët) është një nga këshillat e para që do i jap, për ti vendosur në shërbim të ndihmës ndaj ndihmës për qytetarët. Brenda Kadastrës do të ketë reformë edhe për sektorin e brendshëm. Është përgatitur. Ka mangësi personeli. I drejtohem cdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqiteni. Është kthyer në barsoletë cështja e drejtorëve të Vlorës, më mirë në barsoletë sesa në tragjedi, çështja e zvarritjes me pronat. Mjafton të themi se kemi qenë në gjendje të vendosim në vijë edhe cështje më të vështira, qytetarët do ta shikojnë vetë ndryshimin në Vlorë. Në vitin e fundit Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve. Të gjithë kemi fjetur sipër kësaj situata kaotike, ne patëm kurajon ta hapim.Binaj premtoi vepra dhe jo fjalë.

Binaj: Kam eksperiencë pune në sektor pune privat dhe publik. Kam punuar pranë Kuvendit në sektorin e marrëdhënieve me publikun. Duke parë gjendjen aktuale të Kadastrës Vlorë, dua ta them me një fjali “Të flasin faktet dhe jo fjalimet për punën e Kadastrës së Vlorës.  

Zjarr Tv Ad