Lame: Qytetarët mund ta ndjekin nesër, por të hënën nis ligjërimi i banesave

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që duke filluar nga e hënë të dorëzojnë dokumentacionin përkatës për të ligjëruar pronën ose truallin e tyre.

Duke bërë batuta me protestën e nesërme të opozitës, Lame tha se qytetarët nesër le ta ndjekin protestën,  por të hënën të fillojnë proceduar.

Artan Lame: Nesër qytetarët mund të shkojnë, ata që janë të interesuar të ndjekin edhe protestën e opozitës, por të hënën të fillojnë të plotësojnë  dokumentacionin përkatës me qëllim që të ligjërojnë banësën dhe truallin e tyre pranë zyrave tona të Kadastrës.

Lame tha se janë 12 deri në 13 mijë banesa të paregjistruara, që në bashkëpunim me qeverinë i është dhënë një zgjidhje.

Artan Lame: Sot në të gjithë vendin janë 12-13 mijë banesa dhe troje në këtë situatë absurde, ku rekordin e mban Saranda me rreth 3500 troje të dhëna në këtë mënyrë. Të tilla troje ka me shumicë edhe në Gjirokastër, Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Berat, Fier, Elbasan, Lezhë, Kukës, Shkodër etj. E them me përgjegjësi se në një pjesë të  këtyre rasteve procesi i dhënies së trojeve ka qenë i parregullt dhe i paligjshëm. Faji nuk është i qytetarëve, por i njësive vendore apo kryetarëve të bashkive që i kanë hyrë këtyre aventurave që ende e kësaj ditë i paguajnë banorët.

 

Zjarr Tv Ad