Lamtumira e Alegrit: Do të mbetem përgjithnjë një tifoz juventin

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbyllet një cikël fitues, një cikël që e pa Masimiliano Alegrin të fitojë 11 trofe në pesë vitet e tij si trajner i Juventusit. Sot Konti Maks, në konferencën e posaçme për shtyp, deklaroi se largohet pa qejfmbetje dhe se do të mbetet përgjithnjë një tifoz juventin. “Falënderoj presidentin dhe djemtë për atë që më kanë dhënë gjatë këtyre viteve të mrekullueshme, futbollistët e këtij viti dhe ata të viteve të kaluara. Kemi kaluar shumë momente të mrekullueshme dhe po lë pas një skuadër shumë të fortë, që mund të përsëritë suksesin në Itali dhe të konkurrojë denjësisht në Champions. Unë kam dhënë mendimin tim për të mirën e skuadrës dhe shoqëria nga ana e saj, ka bërë vlerësimet e saj dhe ka zgjedhur rrugën që ka menduar si më të mirën, Nuk kemi asnjë qejf-mbetje, pasi jemi ndarë në mënyrën më të mirë të mundshme, Tani duhet të përqendrohemi te festa e titullit, por edhe ajo e lamtumirës së Barzalit”, e nisi deklaratën e tij Alegri.

Është një zgjidhje e marrë nga ambienti i jashtëm?
E kam marrë me qetësi, pasi në një ambient pune ekzistojnë edhe ndarjet në mendime. Nuk kam kërkuar kontratë afatgjatë, revolucion dhe futbollistë, madje as nuk arriti deri aty biseda. Thjesht kishte ardhur momenti për të mbyllur një cikël.

Mendoni se keni paguar faktin që thuhet se “skuadrat tuaja nuk luajnë mirë”?

Ky ka qenë një debat i hapur me të gjithë dhe nuk mendoj se kjo ka peshuar. Në fund vlejnë edhe trofetë e fituar, pasi te Juventusi duhet të marrësh trofe, gjë që ne e bëmë edhe këtë vit. Loja e mirë apo e keqe varet nga disa faktorë, por ndikon natyrisht edhe presioni për të marrë rezultate. “Kemi luajtur mirë, por humbëm”, nuk vlen për mua, ndaj për të fituar, duhen përdorur edhe strategji, sepse në fund të sezonit, për të fituar titullin vlejnë pikët e atyre ndeshjeve të fituara me vështirësi.

Largoheni edhe sepse nuk ju lejuan të ishit një trajner-menaxher, ashtu siç do të donit të ishit?
Absolutisht jo. Gjatë këtyre 56 viteve kam qenë i përfshirë në të gjitha diskutimet e shoqërisë dhe sigurisht që nuk kam qenë njeriu që thotë “po” për gjithçka. Kam marrë pjesë në diskutime të ndryshme me shoqërinë, për problematika të ndryshme dhe sigurisht që kam dhënë mendimin tim.

A ndihesh juventin? Nëse po, çfarë do të thotë kjo për ju?
Jam juventin që kur erdha këtu para 5 vitesh, por edhe kur isha i vogël dhe mbaja posterin e Platinisë në dhomën e gjumit. Është krenari e jashtëzakonshme të jesh pjesë e një familjeje që ka në ADN-në e saj, fitoren.

Çfarë do të bëni në të ardhme?
Tani për tani unë jam duke menduar vetëm për festën. Ndoshta një pushim do të më bënte mirë, pastaj në mes të korrikut ndoshta do të doja të punoja. Unë do të jem i qetë për të vlerësuar propozimet.

 

Zjarr Tv Ad