Lamtumira e Mbretëreshës Elisabeth, një nga ceremonitë më të mëdha të organizuara në Britani. U ndoq nga 5.1 miliardë njerëz në mbarë globin

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kishën Uestminister të Londrës u mbajt dje ceremonia fillestare e varrimit të Mbretëreshës britanike, Elizabeta II. Në këtë kishë, në të kaluarën, ajo është martuar dhe është shpallur mbretëreshë. Në mesin e 2.000 të ftuarve kanë qenë liderë botërorë, përfshirë Presidentin amerikan, Joe Biden, dhe qindra udhëheqës tjerë shtetesh. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe Presidenti shqiptar Bajram Begaj dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Dashuria, përkushtimi dhe bujaria, janë virtytet për të cilat do të kujtohet përherë! Pusho në paqe Mbretëreshë!”, ka thënë Osmani përmes një postimi në “Facebook”. Udhëheqësi i ceremonisë, David Hoyle, ka vlerësuar shërbimin e kryer nga Mbretëresha gjithë jetën e saj. Plot 5.1 miliardë njerëz kanë ndjekur drejtpërdrejtë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. BBC-ja ka raportuar të hënën se funerali i saj është parë nga afërsisht 63.2 për qind e popullsisë së botës. Sipas raportimit, kjo është ngjarja e vetme e një rëndësie të tillë që është transmetuar drejtpërdrejtë. Mbreti Charles III ka qëndruar mbrapa arkivolit të mbretëreshës së ndjerë.

Ceremonia është përcjellë me muzikë kishtare dhe lexim të Biblës. Kryepeshkopi i Kantburit, Justin Ëelby, e ka përfshirë në predikimin e tij shprehjen e përdorur nga Mbretëresha, “ne do të takohemi sërish”. Ajo e pati përdorur këtë shprehje në një adresim të rrallë para kombit, pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. “Dhimbja e kësaj dite, e ndjerë jo vetëm nga familja e Mbretëreshës, por edhe nga i gjithë kombi dhe vendet tjera në botë, lind nga jeta dhe shërbimi i saj i bollshëm”. Ceremonia në këtë kishë ka përfunduar me dy minuta heshtje. Arkivoli i Mbretëreshës kreu më pas një shëtitje të fundit në rrugët kryesore të Londrës, dhe pastaj u dërgua në kështjellën Uindsor, ku është mbajtur një shërbim me 800 persona. Në fund, Mbretëresha Elizabeta II është varrosur në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip.

Dita e varrimit ishte emocionale për shumë britanikë. Britania nuk ka organizuar ceremoni të tilla varrimi që 60 vjet, përkatësisht që nga varrimi i ish-Kryeministrit, Winston Churchill.

Zjarr Tv Ad