Lamtumira për Kaçifasin, policia kontrolle për personat që do jenë në varrim

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme i jepet lamturmira e fundit 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas, i cili u vra nga forcat RENEA 12 ditë më parë.

Përkrahës të familjes Kacifa dhe qindra qytetarë grekë kanë mbërritur në Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë mortore .

Situate aktualisht duket e qete përpos thirrjeve te disa qytetarëve grekë ndërsa i janë drejtuar banesës së të ndjerit.

“Konstandin je heroi ynë. Kacifa jeton, ti na drejton”, kanë qenë thirrjet e qytetarëve grekë ndërsa mbërritën në Bularat me flamuj grekë në duar dhe flamurin e patriarkanës.

Varrimi është parashikuar të mbahet në orën 13:00, ndërsa pritet pjesëmarrje e madhe nga Greqia.

Ne ceremoni do të jetë dhë eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous e cila ndodhet në Bularat pranë familjes.

Kujtojmë se tre ditë më parë eurodeputetja qipriote tha se do ta çonte çështjen e Kacifas në Parlamentin Europian.

“E konsideroj detyrim moral të ngre cështjen ‘Kacifas’ si dhe te shkeljes së të drejtave të minoritarëve të zonës ne përgjithësi. Mund të arrestohej, por u vra. Ai u ekzekutua nga policia shqiptare, ndërkohë që nëse donte kishte mundësi dhe aftësi”, -u shpreh ajo ditë më parë.

Ndërkoqë dhe Greqia nga na tjetër i ka bërë një apel qytetarëve të saj. Sipas CNN-it grek Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve. Në të thuhet  “Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat për të nderuar të vdekurin janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë”.

Për të shmangur incidentet në të dy anët e kufirit në Kakavijë si policia greke ashtu dhe ajo shqiptare por ushtrojnë kontrolle të imtësishme. Madje nga pala shqiptare janë kthyer disa persona të dyshuar si ekstremistë grekë. Ndërkohë autobusë të shumtë nga Greqia vazhdojnë të mbërrijnë në Bularat.

Zjarr Tv Ad