“Lamtumirë ikonë e futbollit shqiptar që shkroi histori”/ Presidenti Duka jep lajmin e zi: I trishtuar për ndarjen nga jeta të një figure të madhe

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në moshën 85-vjeçare, u nda nga jeta ish-futbollisti ikonë i KF Tiranës, Nuri Bylyku, i cili shkroi historinë me klubin kryeqytetas në vitet 1960-1970.

Ai u rrit me klubin e Tiranës dhe arriti të bëhej një futbollist kyç falë talentit të tij dhe shpirtit luftarak, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit e duke fituar disa tituj, në periudhën ku rivaliteti në kampionatin shqiptar ishte shumë i madh.

“Lamtumirë ikonë e futbollit shqiptar që shkroi

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka shprehur ngushëllimet familjes Bylyku për këtë humbje të trishtë në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Presidentit të Klubit:

“I trishtuar për ndarjen nga jeta të një figure të madhe të futbollit shqiptar siç ishte Nuri Bylyku! Mesfushori i shquar mbahet mend nga të gjithë futbolldashësit si një lojtar energjik e luftarak, që drejtoi Tiranën në fushë si kapiten drejt fitimit të disa titujve kampion në vitet 1960-1970.

Pas karrierës në futbollin e luajtur Bylyku nuk u shkëput për asnjë çast nga sporti magjik, duke dhënë kontributin e tij si trajner apo në rolet drejtuese në klubin kryeqytetas për vite me radhë.

Familja sot është në zi, pasi ka humbur një personalitet me shumë vlera, një ikonë, që shkroi historinë me klubin bardheblu dhe i dha gjithçka futbollit gjatë gjithë jetës së tij.

Në emër edhe të komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Bylyku, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm! Lamtumirë Nuri Bylyku!”, shkruan Presidenti Duka në statusin e tij.

Zjarr Tv Ad