Me sa duket ‘dramat’ ne PD nuk kane fund. Pasi Roland Bejko paralajmeroi se do ikte nga partia nese ne krye te saj vinte Berisha, nje tjeter emer me peshe ka deklaruar largimin.
Vehapi ka dale disa here ne studio televizive me sponsor nga Basha dhe cdo demokrat qe e ka degjuar ka kuptuar realisht edhe gjendjen ku ka perfunduar PD. Sot Vehapi beri hapin dramatik: “Nuk bashkohem me ata qe votuan demokratet, ishim mire me humbjet e lulit”.
STATUSI I PLOTE
Me kë do bashkoheni?
Me Lulzim Bashën që sipas jush kishte bërë lobing në Uashington me para ruse?
Apo me Lulzim Bashën bashkëpunëtor të mafias belge që dekonspiroi operacionin e Toyota Yaris dhe tani është, sipas jush, nën hetim mga prokuroria belge?
Apo me Lulzim Bashën që na thoni është peng i Ramës, kollona e pestë e Soros në PD?
Do ta fusni në grupin tuaj parlamentar, në organet e partisë këtë njeri të lidhur me rusët, nën hetim në për pastrim parash në ShBA dhe për bashkëpunim me mafian në Belgjikë?
Nuk po vazhdoj me zinxhirin e qerbur të akuzave që u keni bërë të gjithë atyre që u kërkoni bashkim sot.
Fati juaj i keq është se e keni kuptuar vonë që me ndarjen e PD-së në dy copa dhe me luftën e paprinciptë që bëtë ndaj njërës prej copave, ju nuk mund të fitoni kurrë zgjedhje.
Njerëzit ndaj të cilëve s’latë shpifje e baltë pa hedhur, nuk do t’ju votojnë kurrë dhe ju do të jeni pakica e vërtetë e Shqipërisë.
Do t’ju kthehet karma e talljes për 8 vite me manipulimet e zgjedhjeve dhe dështimin e opozitës për të rrëzuar Ramën. Tani Rama do të tallet me ju ndërsa ju nuk do të mund t’i bëni asgjë atij.
Mallkimi juaj është se nuk deshët ta kuptoni, se s’ju interesonte, që ata që mbështetën Lulzim Bashën i bashkonte mospajtimi me Sali Berishën dhe me qasjen e tij prej komunisti në drejtimin e PD-së.
Nuk donin t’i drejtonin kasta e korruptuar e pushtetarëve të përhershëm të PD-së. Këta mos i llogarisni për t’u bashkuar me ju.
Do ta kuptoni se as bunkeri politik nuk do t’ju hyjë në punë për asgjë, as për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe shantazhet e Edi Ramës me dosjet tuaja të korrupsionit dhe krimeve.
Po tek e fundit ju nuk doni bashkimin, se nuk doni as fitoren. Ju i keni arritur ato që donit, i keni bërë pasuritë që u duhen për të mos i thënë jo asnjë qejfi a dëshire që ju lind në kokë.
Më shumë do ta pësojnë ata që u zunë duart kallo dhe iu ngjirën zërat duke duartrokitur e brohoritur fushatën tuaj të ulët për 6 muaj rresht.
Dhe e kanë hak!