Landfilli i Sharrës/ Shehaj: Për disa shkurre dhe një mensë, Klodian Zoto ka marrë 27 milionë euro

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur protesta tek landifilli i Sharrës, organizuar nga Partia e Lirisë. E para që ka folur në këtë protestë ka qenë koordinatorja e antikorrupsionit në PL-në, Brisida Shehaj.

Gjatë fjalës së saj, Shehaj tha se ‘Klodian Zoto nga korriku i vitit 2018 deri në shtator të vitit 2021, për këto bimët e shkurret, ka marrë 27 milionë euro’.

‘Këto tabela që ju shikoni sot, nuk ishin dje. Këta marrin paratë tona dhe bëjnë reklamë me paratë tona për vjedhjen që kanë bërë. Transparenca, dokumentet dhe faktet janë rruga e vetme që ne kemi përdorur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.

Kemi të bëjmë me një organizatë të vërtetë kriminale, që shtrihet nga koka e qeverisë deri tek specialisti më i thjeshtë, këta janë bashkë.

Në 2017 u firmos kontrata për këtë incerator, por nuk ka incenerator. Premtuan se do të investonin 128 mln euro. Dhe këtu sot ka disa zyra dhe një mensë. Këta i kanë mensat qejf dhe u premtojnë se atje ku do të shkojnë do të kenë një mensë të sigurtë dhe për ta do të paguajmë vetëm 50 euro në ditë dhe nuk do të lejojmë të na vjedhin qindra milionë në ditë.

Për këtë mencën këtu, buxheti dhe biznesi kanë paguar 64 mln dollarë për disa zyra dhe një mensë. Janë marrë kredi nëpër banka duke lënë garanci pronën tonë.

Deri më tani, sipas lëvizjeve bankare, Klodian Zoto nga korriku i vitit 2018 deri në shtator të vitit 2021, për këto bimët e shkurret, ka marrë 27 milionë euro’,- tha gjatë fjalës së saj, Brisida Shehaj.

Zjarr Tv Ad