“Langaraq me Ramën, gangster me demokratët që e mbështesin”- Salianji akuza Bashës: Presion, shantazh dhe fyerje ndaj deputetëve të PD

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar një ditë më parë në kryesinë e PD-së, ku pati edhe tensione, ndërsa mbështetës të Lulzim Bashës ofenduan deputetët.

Sipas Salianjit, “dhuna e inspiruar nga Basha ndaj demokratëve bëhet dhe më e rëndë kur mendon që për 10 vite me radhë sjellja ndaj Ramës dhe bandave të tij ka qene prej të përuluri si lëngaraq”!

Deputeti i PD-se thekson se demokratët duhet të ndahen me forcë nga kjo sjellje që sipas tij po vazhdon të dëmtojë shpresat e demokratëve dhe të shoqërisë.

“E vetmja risi nga e djeshmja ishin pamjet e dhunshme! Pamjet me dhunë verbale, presion, shantazh dhe fyerje ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe por që e kanë mbështetur maksimalisht LB tregojnë katandisje e një njeriu qe u mbështet si shpresa e PD dhe përfundoi në fatkeqësinë e demokratëve”, shkruan Ervin Salianji ne Facebook.

Reagimi i Salianjit

Langaraq me Ramën, gangster me demokratët që e mbështesin!

Siç e kam paralajmëruar prej më shumë se një viti LB nuk është larguar asnjë ditë, ka përdorur truke për tu zvarritur pavarësisht se nuk ka as mbështetje, as elektorat dhe as parti!

E vetmja risi nga e djeshmja ishin pamjet e dhunshme! Pamjet me dhunë verbale, presion, shantazh dhe fyerje ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe por që e kanë mbështetur maksimalisht LB tregojnë katandisje e një njeriu qe u mbështet si shpresa e PD dhe përfundoi në fatkeqësinë e demokratëve!

Dhuna e insipruar nga LB ndaj demokratëve bëhet dhe më e rëndë kur mendon që për 10 vite me radhë sjellja ndaj Ramës dhe bandave të tij ka qënë prej të përuluri si langaraq!

Sjellja prej despoti, tentativa për pronësinë e kolibes, dhuna, gjuha dhe veprimet bien ndesh me vlerat perëndimore dhe euroatlantike, përfaqësojnë hiç më pak se putinizimin e kulturës politike!

Demokratët duhet të ndahen me forcë nga kjo sjellje që po vazhdon të dëmtojë shpresat e demokratëve dhe të shoqërisë!

Zjarr Tv Ad