Avokati Adriatik Lapaj i është bashkuar protestës së sotme qytetare para ministrisë së Brendshme, ku kërkohet drejtësi për vrasjen e vogëlushes Jonada Avdia nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase.
Lapaj tha se proteston për jetën, duke theksuar se nuk duhet neglizhuar asgjë e keqe, qoftë kjo kur i ndodh dikujt tjetër.
Sipas tij, në rastin konkret kryeministri duhet të ishte shprehur me vendime për shkarkime të ministrave përgjegjës.
Unë babai i një vajze, fatkeqësisht mund të ndodhej ime bie. Ne duhet të reagojmë edhe kur dëmi ndodh tek te tjerët. Ajo që ka ndodhur aty është dështimi i sistemit, dështimi i strukturave për të zbatuar menaxhimin e plazheve. Kjo bën që humbet një jetë. Jeta e asaj vajze është potencialisht jeta e cdo fëmije
Duke neglizhuar, duke e trajtuar hallin si të tjetrit ne qëndrojmë një shoqëri e përçarë dhe cdo i fortë me 5 lekë në këtë vend na i shëmton jetën dhe cdo ministër na shpërfillç.
Qeveritë zgjidhen për të marrë masa që mos shkohet tek ngushëllimet. Kryeministri shprehet me vendime. Vendimet që duhet të marrë në këtë rast duhet të jenë shkarkime të personave përgjegjës, për të dhënë mesazhin që ne nuk i marrin në mbrojtje ata që shkelin ligjin. Kjo është një protestë shumë qytetare që ka në qendër jetën”, tha Lapaj.