Lapaj nga Delvina: Ekonomia e marrë peng nga 10 vetë, të shembim sistemin

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e diel, drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar një takim me simpatizantët në Delvinë.

Gjatë fjalës së tij në takim, Lapaj tha se njerëzit duhet të bashkohet e ndërgjegjësohen, për të bërë të mundur sëbashku ndryshimin e vendit.

Lapaj tha gjithashtu se qytetarët nuk kanë pse të kenë frikë, pasi sipas tij, atyre u është hequr gjithçka, duke nisur me largimin e fëmijëve nga shtëpitë e tyre, tek ëndrrat.

Lapaj tha gjithashtu se nëse qytetarët duhet të zgjidhin hallet e vendit, duhet të zgjithin fillimisht ekonominë e vendit, e cila sipas tij, është marrë peng nga 10 vetë.

“Kjo është një rrugë e vështirë, por që duhet bërë. Përse duhet të ketë frikë një delviniot që i kanë hequr gjithçka, i kanë hequr shpresën, i kanë hequr fëmijën nga shtëpia, i kanë vrarë ëndrrën që jeta këtu nuk vazhdon, për çfarë duhet të ketë frikë një i ri në këtë vend që ëndrra më e madhe e tij, është të iki nga Shqipëria.

Popujt dhe shqiptarët nuk kanë ikur nga lufta, por po detyrohen të ikin nga kjo makutëri e madhe. Unë nuk jam këtu të mallkoj njeri, nuk jam këtu të shaj njeri, nuk e kam bërë kurrë e as kam për ta bërë, sepse unë besoj fort që njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, duhet të bashkohen e vendin duhet ta ndryshojnë së bashku, jo nepërmjet të keqes por nëpërmjet të mirës.

Ne nuk kemi dal të kërkojmë poste, asnjë prej tyre nuk kërkoi mbështetje për ta bërë deputet a ministër. Ne kemi dalë më një platforme të qartë idesh për të kërkuar ndryshimin e Shqipërisë. Kjo që po bëjmë është e vështira, por është e drejta, sepse ketyre u ka ikur koha dhe ne nuk do të lodhemi.

Nëse ne duam të zgjidhim hallin e këtij vendi, duhet të zgjidhim ekonominë e këtij vendi. E që të zgjidhim ekonominë, duhet të shembim sistemin që e ka marrë peng. Sepse ky vend, është peng i 10 njerëzve, 5 nga politika, 5 nga biznesi”, tha Lapaj.

Zjarr Tv Ad