Largimi i Artan Lames nga hipoteka, Kreshnik Spahiu: Ja për çfarë dyshoj

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar largimin e Artan Lames nga posti i Drejtorit të Kadastrës. Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se kjo mund të ketë lidhje me projekt vendimin e Këshillit të Ministrave, për shembjen e banesave mbi 50-vjeçare.

“Unë kam një dyshim. Dyshimi duhet marrë jo absolut, jo të gjitha dyshimet dalin. Këto ditë, ne kemi debatuar për një projekt vendim të Këshillit të Ministrave, në lidhje me auditimin dhe monitorimin e objekteve, pallateve dhe ndërtesave që kanë mbi 50 vjet të ndëtuata.

Në këtë projekt do të përfshihen padyshim disa institucione, që lidhen me hipotekat, ndërtimet. Unë kam një dyshim, që shumë lëvizje politike, apo të nivleit të dytë ndoshta po realizohen për këtë projekt shumë të debatuar, që mund të cënojnë interesat e qytetarëve dhe të drejtën e pronës”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad