Pas largimit të deputetëve të Listës Serbe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar KQZ-së listën e ligjvënësve që do t’i zëvendësojnë.
Sipas Gazetës Express, KQZ-ja do të përgatisë rekomandimet brenda afatit ligjor prej 5 ditësh.
“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”,tha Elezi.
Kujtojmë që dje Lista Serbe dorëzoi mandatet e saj në Kuvendin e Kosovës pas vendimit për targat. Serbët janë larguar edhe nga komunat që udhëheqin, policia, gjykatat e prokuroritë.