Largimi i mjekëve, Dollenberg: Gjermania po merr “trurin” e vendeve të varfra

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aurora Dollenberg, mjeke në Gjermani ka komentuar lidhur me fenomenin e ikjes masive të bluzave të bardha nga vendi ynë.

Ajo tha se kjo situatë ndodh për shkak se po ulet numri i profesionistëve në shëndetësi dhe Gjermania me deklaratat e saj është duke mbrojtur interesat e saj për vitet e ardhshme. Sipas saj, Gjermania po merr trurin e vendeve të varfra si Shqipëria me kosto zero, ndërsa shtoi se nevojiten të paktën 3-5 vite për të kuptuar nëse vlen qëndrimi jashtë për ata që emigrojnë.

“Ky fenomen i vjetërsimit të popullatës evropiane është i ditur dhe kjo çon në reduktimin e numrit të profesionistëve që janë aktiv dhe që do mbajnë këtë sistem shëndetësor në vazhdim. Gjermania ka dalë me deklaratën se ka nevojë të mjekëve ata duhet të mbrojnë interesat edhe në 10-vjecarin e ardhshëm dhe duhet të sigurojnë kontratat që tani që ky deficit të mos bëhet i dhimbshëm. Nuk është se kemi mungesë të lartë për momentin por do rritet në vitet në vijim. Shqipëria për fat të mirë nuk bën pjesën më të madhe të emigrantëve në mjekësi vetëm 7% janë shqiptarë ne fushën e mjekësisë, vende të tjera dominojnë tregun e mjekëve në Gjermani, por dhe 7% për ne si një komb i vogël është i lartë.

Vitet e fundit është përmbysur raporti mjekë-infermierë, para 10 vitesh kur kam emigruar unë ka pasur më shumë lehtësira, ndërsa tani po fillojnë të bëhen një problem në rritje dhe ata kanë nisur që të sigurojnë kontratat e punës që të mos kolabojë si pasojë e mungesës së punëtorëve. E parë strategjia që po ndjek Gjermania është inteligjente se po merr trurin e vendeve të varfra, si Shqipëria me kosto zero. Mesatarisht emigrantëve që vijnë u nevojiten 2-5 vite për të gjykuar nëse ja vlen të qëndrosh në Gjermani, Angli apo vende të tjera. Për ta është investim i madh dhe sistemi gjerman nuk të lë në mes të rrugës”, tha Dollenberg për MCN.

Zjarr Tv Ad