Largimi i shqiptarëve, Sandër Lleshaj: Ikin nga klima e papërshtatshme, keqqeverisja e socialistëve

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, është shprehur searsyet për të cilat shqiptarët po largohen nga Shqipëria janë të shumta.

Sipas tij shqiptarët largohen për arsye sociale, ekonomike, madje ka dhe disa nga ata të cilët as vetë nuk e dinë pse largohen.

Gjithashtu ai shton se një tjetër arsye për të cilën largohen shqiptarët nga vendi i tyre është sepse në Shqipëri është “prishur klima”, duke shtuar se keqqeverisja ka bërë që të akumulohet një klimë e vështirë dhe se nuk janë bërë reforma esenciale pas 90′.

“Shqiptarët ikin për shumë arsye. S’mund te këtë vetëm një përgjigje të vetme. Ikin për arsye sociale, arsye ekonomike, ikin dhe pa e ditur përse ikin. Ikin për arsye të klimës, sepse fatkeqësia numër 1 e këtij vendi nuk është mungesa e resurseve po është klima e papërshtatshme Është prishur Klima. Këta ikin nga keqqeverisja e socialisteve, demokratëve dhe të tjerëve.

Po ikin pasi është akumuluar një klimë e tillë e vështirë, e cila bëhet më e vështirë artificialisht për shkak të konfliktit të madh politik, i cili konsumon shume energji dhe prish shijen për të jetuar. Situata ekonomike patjetër… fatkeqësia e këtij vendi është që 90’ nuk pati ndrysim, edhe pas ndryshimit të regjimit Shqipëria nuk bëri asnjë reformë esenciale, nuk u bënë reforma e tokës, u zaptua. Nuk ishte reforma e tokës që të ndahej si duhej por reforma e legalizimit, është një absurd i madh, ndërtuan kot më kot dhe jetën dhe energjinë e kthyen në beton në vendin e gabuar, që nuk arritëm të ndërtojmë një istëm shëndetësor dhe arsimor.

Janë rezultate të një politike të munguar reforme”, u shpreh ai për “News24”.

Zjarr Tv Ad