‘Largimi i tij ishte një leksion pjekurie’, Damian Gjiknuri uron Gramoz Ruçin në 70-vjetorin e lindjes

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka uruar ish-kreun e Kuvendir Gramoz Ruçi për ditëlindjen e tij të 70-të. Gjiknuri tha se Ruçi i ka dhënë shumë Partisë Socialiste dhe mbetet një prej figurave më të rëndësishme të kësaj force politike.

Postimi i Gjiknurit:

Gëzuar 70-vjetorin Gramoz.

Një urim i përzemërt për mikun tonë Gramoz Ruçi, një prej figurave më të rëndësishme dhe me kontribute të pashlyeshme në historinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Me urtësinë dhe mençurinë e tij, Gramozi i dha shumë familjes sonë socialiste duke u kthyer me meritë në një shtyllë të rëndësishme referimi. Një figurë përbashkuese edhe në ato momente delikate të familjes sonë politike kur kishim nevojë më shumë se kurrë për të qenë bashkë!

Edhe vendimi i vetëm pak muajve më parë për tu shkëputur nga jeta aktive politike ishte një tjetër leksion demokracie dhe pjekurie politike. Një shembull me vlerë dhe standard që duhet respektuar.

Edhe 100 Gramoz!

Zjarr Tv Ad