Largohet nga detyra Dedë Zhivani,drejtori i burgut të Reçit

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme ështe larguar nga detyra drejtori i burgut të Reçit Dedë Zhivani.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Zhivani me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka falenderuar stafin dhe punojësit e burgut për bashkëpunimin.Zhivani e mori postin e drejtorit të burgut të Reçi në tetor të vitit 2019, nuk dihet ende se kush do ta zëvendësoje Zhivanin në këtë post.

Postimi i plotë:

Sot, pas një periudhe relativisht të konsiderueshme u ndava me kolektivin e institucionit, me të cilët punuam fort e përballuam punë e situata jo të lehta, por besoj me sukses.

Admirim e konsideratë të veçantë për këtë kolektiv e b.punëtorët tanë të nderuar e shumë të përkushtuar në punë.Ky staf do më mungoj dhe me siguri do më marrë malli. Më mbetet vetëm t’ju uroj shëndet,suksese në punë e lumturi familjare. Me shumë konsideratë pozitive e respekt për Ju.

Miku Juaj Dedë ZHIVANI

Zjarr Tv Ad