Largohet nga detyra zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, do të lërë postin e saj në fund të Qershorit, njoftoi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ai tha se zëdhënësja e tij do të kthehej në shtetin e saj në Arkansas, duke e lavdëruar atë si një një person me talent të “jashtëzakonshëm”. Presidenti amerikan tha se shpreson që ajo do të kandidojë për Guvernatore të Arkansasit.

“Ajo është një person shumë i veçantë, me talent të jashtëzakonshëm, e cila ka bërë një punë të pabesueshme”, shkroi Trump.

Sanders filloi punën si zëvendës-sekretare e shtypit përpara se të zëvendësonte Sean Spicer, më 2017 si sekretare e shtypit.

36-vjeçarja Sanders ka qenë një mbrojtëse e ashpër e Presidentit, duke thënë me se Perëndia “donte që Donald Trump të bëhej president”. Trump nuk e ka emëruar menjëherë pasardhësin/en e Sanders.

 

Zjarr Tv Ad