Largohet nga intervista, UEFA thërret për t’i bërë surprizën Hysajt në fund të ndeshjes!

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

10 shtatori i vitit 2019 do të mbahet mend gjatë edhe Elseid Hysaj, i cili me shiritin e kapitenit në krah shënoi golin e tij të parë me fanellën e Kombëtares shqiptare pas 50 ndeshjesh.

Me lënien në stol të kapitenit Mërgim Mavraj, mbrojtësi i Napolit u fut në fushë me fashën e kapitenit, e cila siç edhe ai deklaroi gjatë konferencës zyrtare, i sjell fat.

Menjëherë pas ndeshjes, Elseid Hysaj, pasi ka folur për mediat, në këtë rast për “Supersport”, teksa e prisnin te RTSH, u lajmërua se u kërkua nga anti-dopingu, për të bërë provën e urinës.

Por, mbrojtësi shqiptar ishte i përzgjedhuri rastësor në fund të takimit për të kryer testin anti-doping nga UEFA.

Zjarr Tv Ad