Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj ka dhënë dorëheqje nga anëtare e kryesisë së PD-së dhe i ka kërkuar Lulzim Bashës që të dorëhiqet edhe ai në funksion të bashkimit të demokratëve. Në postimin e saj në Facebook, Metaliaj ka theksuar se e jep dorëheqjen për arsye se do që vendimet ti marë me bazën dhe për bazën dhe të çojë propozimet e anëtarësisë në qendër dhe jo vendimet e qendrës te anëtarësia.
Postimi i plotë i Lindita Metaliajt:
Te dashur miq,bashkeqytetaret e mi!Sot ne mbledhjen e Grupit Parlamentar deklarova se jap doreheqjen nga anetare kryesie e PD,te vetmin post drejtues ne organet e Partise Demokratike. E paraqita doreheqjen sepse une dua qe vendimet ti marr me bazen dhe per bazen , te çoj vendimet dhe propozimet e anetaresise ne qender dhe jo vendimet e qendres te anetaresia.
Sot anetaresia na ben thirrje te bashkohemi!
Deklarova gjithashtu se duhet bashkim dhe duhet te mbahemi mend si grupi parlamentar qe bashkoi partine ,bashkoi demokratet dhe jo si grupi qe perçau thelle partine. Une nuk i perkas asnje pale, nuk njoh grupim e vetmja pale qe njoh jane demokratet e Lezhes dhe te Shqiperise. Dua te mbetem deputete e demokrateve dhe jo e paleve dhe klaneve.
Per kete arsye as nuk kam bere deklarata,e as nuk kam anatemuar demokratet e as koleget e mi per qendrimet e tyre pasi respektoj mendimin e secilit. Partia Demokratike eshte Aset Kombetar dhe duhet te mos mbetet peng i interesave personale te askujt por te ringrihet e te funksionoje ne interes te demokrateve dhe te shqiptareve.
Bashkimi i demokrateve eshte mision dhe domosdoshmeri!Ndaj kryetar duhet te besh nje hap pas ,padyshim qe ky akt politik i rendesishem duhet te merret patjeter dhe nese doreheqja eshte zgjidhja ,duhet te merret ne konsiderate !
Te dashur miq
Mandati im si deputete e Partise Demokratike do te jete ne sherbim dhe ne funksion te bashkimit me te madh te demokrateve. Betejen e kemi me Ramen dhe jo me njeri tjetrin! Duhet te jemi bashke per te ardhmen e familjeve tona,per te ardhmen e Partise Demokratike.