Largohet pas 12 vitesh nga Bayern

0
7

E ardhmja e Franck Ribery do të jetë larg Bayern Munich.
Një lajm aspak surprizues ky, duke parë se francezi e ka bërë publik largimin nga kampionët gjerman që prej fillimit të sezonit. Ajo që bën më shumë bujë këto ditë është e ardhmja e Ribery, e cila mbetet ende mister.

Gjithsesi, gjermania “Kicker” ka zbuluar dy skuadrat që tashmë kanë kontaktuar me 36 vjeçarin. Sipas saj, Ribery ka marrë një ofertë tunduese nga Katari dhe më konkretisht nga skuadra e Al Sadd. Prezenca e ish-yllit të Barcelonës, Xavi Hernandez pritet ta tundojë së tepërmi Ribery, i cili është gati të pranojë ofertën e ekipit arab.
Megjithatë, për të siguruar shërbimet e futbollistit i cili është gati të fitojë titullin e 9-të të Bundesligës në karrierë, Al Sadd do të ketë një rival mjaft dinjitoz. Sydney Wanderers besohet se ka ngjallur interes për 36 vjeçarin, i cili gjatë karrierës së tij 12 vjeçare me Bayern ka fituar gjithçka.
8 kampionatet, 5 kupat kombëtare, 5 Superkupat dhe, mbi të gjitha Ligën e Kampionëve në vitin 2013. Për një total prej më shumë se 400 prezencave me fanellën e Bayernit ai ka realizuar 121 gola.