Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar në lidhje me situatën e shirave në shtratin e lumit Shkumbin, i cili sipas tij rrezikon që të përmbysë tokat bujqësore. Braçe u bën thirrje të gjithë banorëve që të largohen nga tokat buzë lumit, pasi dalja e tij nga shtrati rrezikon jetën e tyre.
Socialisti i ka bërë thirrje edhe qeverisë që të marrë menjëherë masat për forcimin e argjinaturës, pasi do të jetë një shqetësim i vazhdueshëm në 6 muajt e ardhshëm.
Postimi i Braçes:
A DONI ME PER NDRYSHIMET KLIMATIKE?
URDHERONI: LUMI SHKUMBIN PO DEL NGA SHTRATI NE CERME TE SIPERME DHE NE TE GJITHA CERMAT BUZE TIJ! Te shtune, LUMI SHKUMBIN ishte 5 metra poshte, ne shtrat; E hene, tani, LUMI SHKUMBIN po del nga shtrati! Gjithcka prej prurjeve te medha te tij ne pjesen e siperme, Librazh, Elbasan. Dy gjera kam; E para per banoret: Largohuni ju dhe cdo mjet, gjithashtu bageti nga toka prej buzes se lumit deri ne argjinature; QENDRIMI PERBEN RREZIK!
E dyta, per Qeverine; Duhet te pergjigjemi sot me masa efektive ndaj ndryshimeve te klimes, vecanerisht ne mbrojtje lumore, argjinatura, lene pergjysem apo demtuar gjate kohes; ARGJINATURA NGA SULZOTAJ DERI NE KULAR ESHTE NE RREZIK! Halli nisi sot dhe do jete alarm permanent per 6 muajt ne vijim!