Largoi Berishën nga fushata në 2011? Fevizu: Basha fitoi Tiranën prej ish-kryeministrit

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës, se ai fitoi në vitin 2011 zgjedhjet për kryetar Bashkie të Tiranës, sepse la jashtë fushatës Berishën.

Fevziu deklaroi se këto zgjedhje i fitoi realisht Edi Rama, por më pas Sali Berisha ndërhyri në favor të Bashës, në mënyrë që të numëroheshin votat e hedhura në kutitë e gabuara.

Fevziu, gjithashtu hodhi poshtë deklaratën e Bashës, se ai është i vetmi lider që ka mundur Edi Ramën, duke i kujtuar zgjedhjet e vitit 2009, ku Berisha e mundi PS-në e udhëhequr nga Edi Rama.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: Një gjë ëshë e vërtetë, Basha e sfumoi figurën e Berishës. Natën e fundit madje e ka mbyllur Basha në televizion, jo Berisha. Por, zgjedhjet u fituan pas vendimit personal të Berishës, për të numëruar votat që ishin hedhur në kutinë e gabuar.

Por them se ai ka bërë fushatë të mirë gjithësesi. Basha ka nisur me një distancë prej 11 pikësh dhe u barazua me Ramën, por zgjdhjet i fitoi Rama.

E dyta, nuk është e vërtetë që është i vetmi që ka mundur Edi Ramën, sepse Edi Rama është mundur në vitin 2009. Nuk mund të thotë ai jam i vetmi që e kam mundur.

Ylli Rakipi: Tani kjo gënjeshtër pa pikë turpi Fevzi? Ne i shohim këto të gjitha.

Blendi Fevziu: Këto që shohim ne nuk kanë rëndësi. Ata luajnë për interesin e tyre dhe kapen me thonj aty.

Zjarr Tv Ad