Largoi nga mësimi vogëlushen me Sindromën Down, organizohet peticion online për shkarkimin nga detyra të drejtorit të shkollës

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rasti i Ëmblës, vogëlushes nga Gostivarit të cilës i është privuar nga prindërit e bashkë moshatarëve të saj të studiojë së bashku me shokët e klasës, ka sjellë qindra reagime nga qytetarët.

Së fundmi në rrjetet sociale është shpërndarë një peticion, ku kërkohet nga Komuna e Gostivarit dhe MASH dorëheqjen e drejtorit të shkollës fillore “Bashkimi”, aty ku studion nxënësja e klasës së katër Ëmbla Ademi.

“Dorëheqja si pikënisje për një të ardhme pa diskriminim. Kryetari i Komunës së Gostivarit ka pranuar publikisht se drejtori i shkollës fillore “Bashkimi ” ka gabuar. Komiteti i Helsinkit kërkon dorëheqjen e drejtorit. UNICEF ka arritur në përfundimin se të drejtat e Ëmblës për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës janë shkelur”, thuhet mes tjerash në peticion.

Rasti Ëmblës u bë i njohur për publikun pasi një grup prindërish bojkotuan mesimin përmes një peticionin, pasi nuk donin që fëmijët e tyre të ishin bashkë në klasë me Ëmblën e cila është me sindromën Down, me preteksin se ajo është agresive.

Zjarr Tv Ad