Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia austriake tha se rrugët e Vjenës u përgjakën. Policia thjesht raportoi se bëhej fjalë për një vend të Ballkanit Perëndimor, pa specifikuar se cili, por dëshmitarët thanë se i plagosuri përsëriste në gjuhë sllave fjalën: “Vëlla! Vëlla!”
Një person u vra dhe një tjetër u shtrua në spital në gjendje shumë të rëndë, pas sulmit në një restorant të njohur, vetëm 200 metra larg Katedrales së Shën Stefanit, në qendrën historike të qytetit. Personi i tretë, që ishte në restorant me viktimat gjatë sulmit, u mor në pyetje nga policia si dëshmitar okular. I dyshuari mbetet në arrati. Banorët që po qarkullonin në qendër u përfshinë nga paniku, pasi u hamendësua menjëherë se bëhej fjalë për sulm terrorist.