LAVROV i Rusisë ironizon Zelenskyn: I ka humbur qetësia, po tregohet i ashpër me aleatët e vet, por NATO nuk ndërhyn

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi sot në mesdite në një konferencë për shtyp që sapo ka përfunduar (ora 12.23) se presidentit të Ukrainës Zelensky po i humbet durimi dhe kërkon në çdo rast të shtyjë bisedimet e paqes.

Ai, sipas Lavrovit, po tregohet i ashpër edhe me aleatët e tij prej të cilëve kërkon mbështetje dhe kjo u pa edhe në deklaratën e djeshme. “Ndoshta ka ndryshuar mendim sot” tha përpara gazetarëve në konferencë për shtyp me ministrin e jashtëm të Kirgistanit Ruslan Kazakbaev. Ai tha se Zelensky ka kërkuar ndërhyrjen e NATO-s, por kjo nuk do të ndodhë.

“Ai (Zelensky) ishte i ashpër me aleatet e tij. Ai ndoshta shpreson që të zgjidh këtë konflikt me ndërhyrjen e NATO-s dhe jo me bisedime palësh. NATO nuk do të ndërhyjë në këtë konflikt, ndaj ai provokon konfliktin mes NATO dhe Rusisë. Ndoshta ai ka ndryshuar sot mendim, por kjo është një sjellje militaristre, që nuk do bisedime, por sot ai do të ndryshojë” tha Lavrov në konferencën për shtyp.

Ministri i jashtëm rus nuk dha ndonjë orë e datë përpara gazetarëve se kur do të ketë një raund të ri bisedimesh.

Zjarr Tv Ad