Lazarat, arrestohen 2 persona që kultivonin kanabis në oborrin e shtëpisë

0
5

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër shtetase është proceduar në gjendje të lirë, në Lazarat pasi në oborret e  tyre policia sekuestroi kanabis.

Policia njofton se të arrestuarit janë “shtetasit N.R., 60 vjeç dhe A.B., 59 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat. Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasia Z.H.”

Arrestimi i tyre është bërë në vijim të operacionit të policisë së Gjirokastrës për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.