Lazio e Strakoshës kampione e Kupës së Italisë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lazio është fituesi i Kupës së Italisë në sezonin 2018-2019.

Skuadra kryeqytetase mposhti në finale, 2-0 Atalantën, duke e dërguar në 7-të numrin e trofeve të fituar. Pavarësisht lojës së bukur dhe rasteve, dy skuadra iu drejtuar dhomave të zhveshjes me barazimin 0-0. Me të nisur pjesa e dytë, teknikët Gasperini dhe Inzaghi nisën të rifreskojnë organikën, lëvizje që rezultuan të saktë për teknikun kryeqytetas.

Vetëm 3 minuta i mjaftuan Sergei Milinkovic Savir për të gjetur fundin e rrjetës, teksa goli i Correa në limitet e kohës së rregull vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0. Ky ishte edhe një duel mes shqiptarësh, me Thomas Strakoshën që ngriti Kupën në sytë e Djimsiti në fushë dhe Etrit Berishës në pankinë.

Kjo fitore i jep të drejtë Lazios për të qënë pjesëmarrëse në finalen e SuperKupës së Italisë, ku do të përballet me kampionen e Seria A, Juventusin në fillim të muajit Gusht.

Zjarr Tv Ad