Lazio, Lotito kundër Inzaghit, në mes Igli Tare

0
2

Humbja e rëndë kundër Chievos lëkund ndjeshëm stolin e Simone Inzaghit. Presidenti Lotito ia ka bërë të qartë trajnerit, bankina e tij mund të shpëtohet në fund të sezonit vetëm nëse fiton Kupën e Italisë. Për këtë qëllim, ekipi është stërvitur edhe në ditën e Pashkëve, pasi Kupa është pranë, të mërkurën luhet ndeshja e kthimit në gjysmëfinale kundër Milan.

Sipas “Il Messaggero”, Lotito është kundër zgjedhjeve taktike të trajnerit, rendimenti i Lazios kohët e fundit është aq shumë i ulet sa kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm duket i pamundur, ndërsa në rast triumfi në Kupë do të siguronte një trofe sezonal dhe të kualifikohet automatikisht në Europa League.

Kjo ide e presidentit Lotito është totalisht kundër nga ideja e drejtorit sportiv Igli Tare, i cili pak ditë më parë shprehej për një dashuri pa kufi ndërmjet Lazios dhe trajnerit Simone Inzaghi.