LDK paralajmëron nisjen e mocionit për rrëzimin e qeverisë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se gjatë kësaj jave do të takohet me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti, për të diskutuar për veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se do të diskutohen veprimet e përbashkëta që do të merren për përmbysjen e koalicionit PAN.

“Miq të nderuar, gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, ka shkruar në Facebook, Isa Mustafa.

Zjarr Tv Ad