Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku doli para mediave duke thënë se Përparim Rama do të jetë kryetari i ri i komunës së Prishtinës.
Në një konferencë për media, Abdixhiku ia ka uruar fitoren Ramës.
“Do të qeverisim në Prishtinë me plot kujdes. Përparimi me ekipin e tij, do të shërbejë si një kryetar për të gjithë”, – tha Abdixhiku.
Në bazë të rezultateve zyrtare të KQZ-së deri tani janë numëruar 95.3% të votave.
Përparim Rama ka 50,84% të votave ndërsa rivali i tij i vetëvendosjes Arben Vitia ka 49,16% të votave.