Lë Gjermaninë për Kosovën, Florent Muslija i bashkohet Dardanëve

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesja e Kosovës do ta ketë një tjetër talent në rradhët e veta për dy ndeshjet e shtatorit. Mesfushori i talentuar kosovar, Florent Muslija ka pranuar përfundimisht ta veshë fanellën e Kosovës.

Muslija që nga muaji shtator pritet të grumbullohet dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë. 20-vjeçari që luan për skuadrën e njohur gjermane Hannover 96, ka firmosur një dokument që tregon se do të jetë pjesë e Përfaqësueses që nga muaji shtator.

Muslija ka pranuar ta lë Përfaqësuesen e Gjermanisë U20 dhe tani do të jetë pjesë e Kosovës.

 

Zjarr Tv Ad