“Le ta ketë bërë kush të dojë”, Rama për konfiskimin e kateve pa leje, ironizon opozitën: Me ato para do hapim kurs që të mësoni të lexoni

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama edhe një herë ka thënë në Kuvend se çdo ndërtesë që ka bërë shtesa pa leje do të konfiskohen do u jepen qytetarëve, prona e të cilëve preket nga projektet publike.

Rama u shpreh se nuk do të ketë asnjë metër katror pa leje që nuk do tu kthehet qytetarëve, teksa në përplasje me Gazment Bardhin, kryeministri ironizoi duke thënë “me metrat katror që do konfiskohen nga denoncimet tuaja do hapim një kurs që të mësoni të lexoni”.

“Konfiskimet do u jepen atyre të unazës së re që kanë nevojë për strehim ose do jetë shteti që do i marri për mjedis pune, nëse janë ndërtesa në katet e para. Kjo do ndodhi dhe do të ndodhi në Tiranë, tek plazhi deri në qender të qyteteve. Në Tiranë, dhe ka ndodhur gjatë gjithë kohës dhe për këtë arsye kemi pak në krahasim me shumë. Po të ishin zhgjidhur të gjitha s’do kishte nevojë për mua.

Ju jeni aty (i drejtohet opozitës) për të krijuar për cdo zgjidhje një problem. S’do e kuptoni as më vonë po prap skagjë. Po e përsëris edhe një herë nuk ka ansjë metër katror asnjë zgjedherim që nuk do i kthehet popullit shqiptar le ta ketë bërë kush të dojë.

Jeni të lutër të na ndihmoni nëse keni infomacion më shumë. Po ka një problem se ju nuk dini të lexoni.  Kështu që me paratë që do mblidhen nga cdo godinë që do vi nga denoncimet tuaja do hapim një kurs që ju të msoni të lexoni” tha Rama ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad