“Le të heshtin armët”/ Papa Françesku thirrje për paqe: Të ndalojmë luftën para se të fshijë njerëzimin nga historia

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Papa Françesku përsëriti thirrjen e tij për paqe në Ukrainën të dielën dhe tha se tani është koha për të shfuqizuar konfliktin përpara se ajo të fshijë njerëzimin nga historia.

“Ka kaluar më shumë se një muaj nga pushtimi i Ukrainës, që nga fillimi i kësaj marrzie mizore dhe të pakuptimtë, e cila, si çdov konfikt, është një humbje për të gjithë ne, ku burrat eleminojn vëllezërit e tyre pa i parë as ata, ku të fuqishmit vendosin dhe të varfërit”, ka thënë më tej ai.

Papa përsëriti apelin e tij për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

“Përballë rrezikut të vetëshkatërrimit, njerëzimi duhet të kuptojë se ka ardhur koha për të shfuqizuar konfliktin. Ta fshijë atë nga historia njerëzore para se të fshijë njeriun nga historia. Mjaft. Ndaloni. Le të heshtin armët. Negocioni seriozisht për paqen. Nuk mund të jetë diçka që është e pashmangshme”, u shpreh Papa.

Zjarr Tv Ad