Lea Ypi: S’ka nevojë të jesh politikan karriere për të qenë në politikë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mendimtarja shqiptare Lea Ypi u rendit ndër 10 mendimtarët kryesorë në rang global nga një klasifikim i revistë mujore britanike “Prospect”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ypi rrëfeu rrugëtimin e saj që nga karriera akademike deri tek ambiciet politike.

Në përurimin e librit të saj “Të lirë – Të rritesh në fund të historisë” morën pjesë politikanë të lartë përfshirë kryeministrin Edi Rama, dhe kjo u shoqërua me zërat se ajo ishte propozuar për presidente.

E pyetur lidhur me këtë, Ypi u shpreh se nuk e sheh veten të angazhuar si politikane karriere ndërsa theksoi se nuk ka nevojë të jesh politikan karriere që të angazhohesh politikisht dhe të japësh kontribut për vendin.

Sipas saj, politika është dhe duhet të jetë e hapur për të gjithë

“Mendoj se çdo njëri duhet ta japë kontributin në sferën ku e ka dhënë dhe mendon se është i përshtatshëm për ta dhënë kontributin. Dhe mendoj se të angazhohesh politikisht nuk do të thotë të jesh politikan karriere. Mendoj se çdo qytetar çdo intelektual mund të jetë pjesë e jetës politike jo vetëm të vendit të tij pa pasur karrierë politike. Nuk e kam menduar ndonjëherë të ardhmen në politikë si politikane karrierre pasi mendoj se mund ta bësh edhe pa pasur karrierë politike, pasi mendoj se politika është dhe duhet të jetë e hapur për të gjithë dhe ndoshta ajo pesha që i japim politikës së karrierës është më e madhe se ç’duhet”, tha Ypi.

Zjarr Tv Ad