Lefter Gështenja u transportua me urgjencë drejt spitalit, Korreshi tregon çfarë ndodhi në Kuvend

0
379
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka treguar se gjendja shëndetësore e kolegut të tij, Lefter Gështenjës është stabël.

Korreshi tregoi se Gështenja kishte dalë nga salla e Kuvendit në korridor pasi kishte probleme me frymarrjen nga hernia diskale.

“Ai prej kohësh, ka bërë dhe terapi për hernien diskale. Sot ai është bllokuar totalisht. Dyshuam se mos po pësonte infarkt dhe është transportuar menjëherë në QSUT. Gjendja e tij është stablël. Nga zemra nuk ka gjë, sipas mjekëve.

Janë dhimbje nga një shok që transformohet në frymëmarrje. Pati një zbehje dhe këputje nga dhimbjet e forta. Në atë kohë ndodhej në korridor pasi nuk ndihej mirë me frymëmarrjen, te dera sapo del nga seanca plenare”, tha Korreshi për News24.

Ndër të tjera, demokrati theksoi se në Kuvend kishte infermiere, mirëpo ishin kolegët ata të cilët e mbajtën nga krahët për shkak të dhimbjeve të forta që kishte.

“Aty është gjithmonë ambulanca, por në atë moment nuk kishim ku ta poziciononin sepse dhimbjet i kishte aq të forta sa nuk rrinte as ulur dhe as në këmbë. Kishte infermierë, por nuk do ta them sesi ndodhi, ishte situatë kaq e shpejtë”, shtoi Korreshi.

Deputeti demokrat, Lefter Gështenja u dërgua në QSUT paraditen e kësaj të enjte. Ai u ndje keq nga hernia diskale teksa ndodhej në Kuvend dhe menjëherë më pas u transportua drejt spitalit.

Zjarr Tv Ad