Lefter Koka feston në burg, nesër do kërkojë lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet për përvetësimin e 3.7 milionë eurove

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Lefter Koka do të dalë nesër para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Ai kërkon lirinë dhe pretendon për masë më të butë sigurie pasi është një person që nuk ka rrezikshmëri shoqërore, dhe as mund të prishë ndonjë provë.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi sipas SPAK, ka marrë 3.7 milionë euro që të favorizonte dy kompani për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Më datë 16 dhjetor në caktimin e masës paraprake të sigurisë, GJKKO e la ish-ministrin në burg.

Këtë vit të ri 2022 Lefter Koka e kaloi prapa hekurave, megjithatë ai shpreson që nesër të dalë nga paraburgimi.

Avokatët kërkojnë që klienti i tyre të hetohet në një masë më të lehtë sigurie. Fatmir Braka dhe Julian Mërtiri argumentojnë kërkesën bazuar në faktin se ish-ministri nuk ka rrezikshmëri shoqërore.

“Nuk jam i rrezikshëm! Nuk i shmangem hetimit dhe nuk kam shkelur asnjë ligj”, ka thënë ndër të tjera në kërkesën e tij për liri Lefter Koka, e depozituar në Gjykatë pak ditë më parë.

Zjarr Tv Ad