Lefter Maliqi e feston me fishekzjarrë fitoren në Primaret: Mirënjohje Metës dhe Berishës për besimin

0
287
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati nga Partia e Lirisë, Lefter Maliqi ka reaguar pas mbylljes së numërimit të procesit të primareve në Kuçovë. Ai shkruan se më 14 maj fitorja është e sigurt për bashkinë e Kuçovës, ndërsa thotë se të gjitha premtimet e tij do kthehen në vepra.

Maliqi falenderon kreun e PL-së Ilir Meta dhe ate te PD-se, Sali Berisha per besimin qe i dhane, ndërsa thekson se bashkia do te jete e hapur per qytetaret.

“Mirënjohje 352 demokrateve dhe opozitareve për votën në Primare. Nga këto 339 pro,6 kundra,7 të pavlefshme. Mirënjohje dy liderëve Meta-Berisha për besimin.

Së bashku me punë të palodhur drejt fitores së sigurt në 14 Maj te Bashkisë Kuçove. Çdo premtim do kthehet në vepër, me ndryshime të menjëhershme në infrastrukture, imazh, arsim, kulture, shëndetësi, sport, bujqësi, punësime, etj ne Kuçovën e naftëtarëve, aviatorëve dhe Intelektualeve. Bashkia do jetë e hapur dhe e qytetarëve jo e Kryetarit”, shkruan Maliqi.

Zjarr Tv Ad