Lefter Maliqi: Edi Rama do marrë 88 thupra, unë jam më i votuari i Beratit/ LSI merr 30 mandate…

0
843
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Lefter Maliqi, gjatë një interviste për Ora Neës, u shpreh se; opozita do të fitojë në Berat dhe se Rama do të marrë 88 thupra si ndëshkim, duke folur për synimet e Kryeministrit, për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithashtu, Maliqi tha s‘e ka zgjedhur vetë që të jetë i shtati në listën e LSI-së në këtë qark, pasi do që t’i tregojë Rilindjes se mund të bëhet deputet edhe me këtë renditje.

Maliqi: Ju sot patë kreun e Rilindjes së nxirë dhe tha se do të marrë 88 mandate. Unë dua të them se qarku i Beratit fitorja e opozitës do të jetë shumë e madhe, dhe Rama do të marrë 88 thupra dhe një ndëshkim të madh për shkak të zhgënjimit dhe mashtrimit që i ka bërë shqiptarëve në këto 4 vite qeverisjeje. Rikthimi im në shtëpinë e vjetër të LSI-së është një rikthim në shtëpi sepse unë jam një ndër themeluesit. Unë e zgjodha vetë që të isha renditur i shtati në listën e LSI-së. Ju e dini shumë mirë, që kam qenë një ndër zërat që kam thënë se nuk do jem me emrat e PS-së nga deputetët e opozitës. Zgjedhja ime në vendin e 7 ka ardhur pas konsultimeve me Kryemadhin sepse ofertat ishin që të isha i tretit, por unë vendosa të isha e shtati për t’i treguar Rilindjes se mund të dal deputet edhe kështu.

Në Berat do të dalë 5 me 2 rezultati dhe 3 mandate do t’i ketë LSI-ja, dhe jo ashtu sikurse paraqiti ai i marrosuri sot. Këtu do të jemi dhe do të shohim se çfarë mbështetje do të kemi atje. Elektorati atje është afruar drejt opozitës e cila do të fitojë në 25 prill. Ky varfërim dhe shpopullim i popullsisë do të marrë fund një herë e përgjithmonë. Më kryeqytet do të jetë ndëshkimi i parë. Ndërsa në Berat kemi një frymë skuadre dhe një bashkim. LSI goditet nga Rilindja sepse pema që ka kokrra goditet. Dihet se faktor për pushtetin e ardhshëm është LSI-ja dhe ky koalicion. Me këtë marrëveshje me PD-në, do të thotë se LSI-ja synon mbi 30 mandate në të gjithë vendin.

Ndër të tjera, Maliqi shtoi s’e ai do të jetë kandidati më i votuar, në të gjithë qarkun e Beratit dhe theksoi se Rama po i djeg një pjesë të listët së tij.

Maliqi:Unë vetë do të marrë vota më shumë sesa kandidatët e PS-së. Unë do të jem më i votuari në gjithë qarkun e Beratit. Duke parë listat Rama po i djeg një pjesë të tyre. Njerëzit që marrin më shumë vota e s’postojnë emrin e parë. Ndërsa ne jemi në një ekip dhe në një frymë për të bërë një ndryshim të madh në Berat dhe në gjithë Shqipërinë. Unë si deputet pas 25 prillit do të përfaqësoj Beratin dhe do të mbaj premtimet.

 

Zjarr Tv Ad