Lefter Maliqi kallëzim në SPAK pasi humbi zgjedhjet: Largohem nga politika nëse hapen kutitë dhe nuk dal fitues

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi ka ngritur padi në SPAK pasi humbi zgjedhjet në Bashkinë e Kuçovës.

Lefter Maliqi ka kërkuar hapjen e kutive të votimit dhe ka shprehur bindjen se rezultati është manipuluar.

Ai theksoi se “nëse kutitë hapen dhe nuk del ky rezultat, fitore mbi këta të dy, kandidatin e Alibeajt dhe atij të PS-së, unë tërhiqem nga politika përfundimisht”.

“E rëndësishme është zbardhet sa më shpejt për ti treguar opinionit që kemi të bëjmë me krim të rëndë elektoral dhe krim shtetëror. Kam vënë në dijeni OSBE-ODHIR tre herë, të gjitha faktet i kanë edhe ata. Kam bërë takime para zgjedhjeve dhe pas.

Kam besim të patundur që kjo do të bardhet dhe mandate i bashkisë është i fituar.

Lefter Maliqi bashkë me qytetarët e majtë dhe të djathtë të Kuçovës ka fituar për herë të parë në histori bashkinë e Kuçovës edhe kundër kandidatit të Alibejat dhe atij të PS.

Nëse kutitë hapen dhe nuk del ky rezultat, fitore mbi këta të dy unë tërhiqem nga politika përfundimisht”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Zjarr Tv Ad