Lefter Maliqi nuk pranon rezultatin: Votat u grabitën…

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lefter Maliqi, kandidati I LSI-së, i cili garoi në Berat ka bërë të ditur, se nuk do ta pranojë rezultatin e Zgjedhjeve.

Maliqi shkruan në rrjetet sociale, se nuk do të pranojë këto Zgjedhje kurrë dhe pikë dhe deklaron se votat e tij, janë grabitur e blerë. Maliqi thotë se diçka e tmerrshme fshihet.

Postimi i Maliqit:

Të dashur bashkëqytetarët e mi në qarkun e Beratit.

Unë, në respekt të vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë. Votat e mia janë grabitur, janë blerë, janë manipuluar, për mua jo vetëm në qarkun Berat por në gjithë vendin, diçka e tmerrshme fshihet. Rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë. Mbetem më i fortë se kurrë, besoj që e vërteta do të zbardhet, dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë.

Vazhdoj me kokën lart dhe me besim në Zot, drejt sfidave reale me fitore.

 

Zjarr Tv Ad