Lefter Maliqi paralajmëron përçarje në PS pas daljes së listave: Po shkaktohet pakënaqësi e madhe në bazë…

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Lefter Maliqi, do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit i 7-i në listë, nga radhët e LSI-së, ka deklaruar në një prononcim për mediat atë që pritet të ndodhë, pas daljes së listave të kandidatëve të Partisë Socialiste. Maliqi shprehet se; gjysma e deputetëve të Partisë Socialiste, ditën e nesërme do të zgjohen jashtë listës së kandidatëve dhe kjo do të shkaktojë pakënaqësi në bazë.

Gjithashtu, deputeti i opozitës thekson se; kjo përçarje ka nisur në qarkun e Beratit ku vihet re një pakënaqësi e bazës dhe drejtuesve local, ndaj të vendosurve në listat për deputetë.

“Ju urojmë gëzuar 8 Marsin. Sot është një ditë e madhe për nënat dhe një ditë e zezë për sektin e rilindjes Po dalin fjalët e mija se gjysma e deputetëve të shtrydhur dhe të përdorur nga kreu i sektit të rilindjes nuk do të gdhihen në listat e kandidatëve për deputetë ditën e nesërme, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe në bazë. Ashtu si kam thënë që asnjë nga deputetët e opozitës së re nuk do të futet në listat për deputetë, pavarësisht shfrytëzimit për PPP dhe ligje anti-kushtetuese nga kreu i sektit të Rilindjes dhe oligarkëve.

Pakënaqësia vjen edhe nga qarku i Beratit. i keni parë mesazhet në grupin eËhatsappit të qeverisë, ku deputeti i PS-së së Skraparit ka bërë akuza të rënda ndaj përzgjedhjes së listës për deputetë.

Akuzat tepër të rënda janë bërë edhe ndaj krerëve të drejtuesve lokal dhe politik të Beratit dhe Kuçovës, ku krerët lokal nuk takojnë kandidatët e vetëshpallur nga kreu i sektit të Rilindjes”, është shprehur Maliqi.

 

Zjarr Tv Ad