Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka mbajtur një deklaratë apra Kryesisë së Kuvendit ku ka thënë se Rama po përçan opozitën parlamentare për të hequr votat për miratimin e marrëveshjes duke e refuzuar atë.
Maliqi thotë se drafti i marrëveshjes për Reformën Zgjedhore duhet të vijë sa më shpejt në Kuvend për miratim por sipas tij Rama ka frikë nga koalicionet parazgjedhore dhe hapja e listave.
Deputeti shprehet se Rama me koalicione nuk fiton dot prandaj dhe përçan opozitën parlamentare që të heqë votat por ai i bën thirrje atij dhe ndërkombëtarëve që të implementohet sistemi danez dhe të votohet kjo marrëveshje zgjedhore.
”Vampirit të taksave të shqiptarëve. Nuk e them me ton të ashpër, por me një të vërtetë reale, të krizës ekonomike dhe politike.
Disa deputetë, mbi 10 deputetë të opozitës parlamentare do të votonin marrëveshjen e dakordësuar në Këshillin Politik. Rama vazhdon skenarin për bojkotin e marrëveshjes. Ka dy rrugë, ose t’i bindet ndërkombëtarëve ose mos i bindet. Të bjerë marrëveshjen në Kuvend dhe ta votojmë. T’i bindet ndërkombëtarët dhe të pranojë sistemin e SHBA. Rama nuk do as marrëveshjen dhe as lista të hapura. Do ngërç politik.
Dje doli për herë të parë zëri i parë kritik në PS. Skenari tjetër pasi përçau opozitën parlamentare. Përdor opozitën e re që e ka bërë lëmsh me Taulantin, që rekomandon në kafene dhe me takime të fshehta edhe këtu në Kuvend. Deputetët e ndershëm janë gati të votojnë marrëveshjen, por Rama do krizën politike. Ka përçarë opozitën parlamentare, hoqi Rudina Hajdarin si kryetare e grupit parlamentar, Alimadhi që luftoi me jetën ndaj COVID-19. E kam thënë dhe e them që ky nuk fiton dot zgjedhje. Skenari 29, 3 janë tërhequr. Rilindja e bandave ka frikë nga koalicioni. Ky duke ditur që 45% e votave i mori me koalicion të përçarë nga opozita parlamentare, tani do të shkojë në votime si forcë politike më vete. I bëj thirrje ndërkombëtarëve dhe gruas së bilalit që të bjenë sa më shpejt marrëveshjen pasi shqiptarët kanë nevojë për të. I doli boja timonit dhe pazareve, sundo dhe përça prandaj Shqipëria ka nevojë sa më shpejt për zgjedhje.”- tha Maliqi.