Lefter Maliqi shkon në SPAK, ja për çfarë do të pyetet

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi është parë paraditen e sotme të futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai do të japë deklarime për kallëzimet për krime zgjedhore.

Maliqi ka shkuar disa herë në SPAK ku ka bërë kallëzime në lidhje me krimet zgjedhore.

Më 21 korrik, dorëzoi një tjetër padi ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe një biznesmeni, si personi që dyshohet se ka financuar në zonë në blerjen e votave.

Zjarr Tv Ad