Lefter Maliqi thirrje popullit për revolucion: Uragani të vërshojë në rrugë, ngrihuni mos u nënshtroni…

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti opozitar Lefter Maliqi, thotë se e vetmja mënyrë për të larguar qeverinë e Kryeministrit Edi Rama, është nëpërmjet “revolucionit demokratik”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti Maliqi, që nuk arriti të fitojë mandatin për katër vitet e ardhshme, u bën thirrje qytetarëve që të protestojnë dhe të refuzojnë shërbimet, duke shkuar në mosbindje civile.

Deklarata e Maliqit:

Largoni Diktatorin sot neser do jetë vone. Ose te ngrihemi, ose te pranojme diktaturen; ose revolucion demokratik, ose të pranojmë manipulimet që u bënë në zgjedhje, ose protesta masive, ose te pranojme sundimin e oligarkeve. Ose uragani popullor te vershoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para korrupsionit, kapjes se institucioneve. Mos bli, mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin e diktatures, bojkoto bizneset e oligarkeve. Ose liri e demokraci, ose nenshtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!

Zjarr Tv Ad