Legalizimi i kanabisit/ Çollaku: Një lajthitje e vjetër e qeverisë dhe e ofruar në kohë të re

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin, eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor i janë përgjigjur 308.992 qytetarë”, bëri me dije drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, ditën e djeshme (7 prill)

Gazetari, Basir Çollaku, në një intervistë për Ora News, tha se vendimi i qeverisë është një lajthijtje e vjetër dhe e ofruar në kohë të re.

Ai tha se deklarata për legalizimin e kanabisit në vend është një nisja e një fushate të re zgjedhore.

Basir Çollaku: Është një lajthitje e vjetër, e ofruar në kohë të re. Nuk është një dëshirë e popullit. Nuk është një premtim elektoral, por është përpjekje elektorale. Në fakt kanabisi në vendin tonë është legalizuar, thjesht është duke bërë njoftimin. Kjo përpjekje për ta shitur ndryshe këtë tentativë të tretë për të legalizuar kultivimin e kanabisit, është nisja e një fushate të re zgjedhore, sepse në 2023 mbahet zgjedhjet.

Kanabisi vret! Po ashtu edhe politika e keqe!
Ndër të tjera ai tha se kjo lëvizje e Ramës është një element për të shpërqëndruar vëmendjen nga situata dhe problemet me të cilat përballet vendi.

Basir Çollaku: Ky vendim është një element për të shpërqendruar vëmendjen nga situata në të cilën ndodhet vendi, për të larguar vëmendjen nga problemet e tjera në institucione të cilat meritojnë ndëshkim. Rama ka një këmbë te 313 dhe një këmbë në kabinetin e Këshillit të ministrave. Kjo e bën që të shpikë ngjarje të tjera që i përdor për qëllime të dyfishta. Rama po u çon mesazh varësve, të fillojnë të kultivojnë. Është edhe sezoni, tani ka gjetur tamam kohën.

Zjarr Tv Ad