Legalizimi i kanabistit, flet kryeministri Rama: Do të shtohen të ardhurat në buxhet dhe do të nxitet punësimi! Ja pse ndërkombëtarët janë skeptik

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot gjatë Këshillimit Kombëtar në Dibër për nismën e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, ku gjatë bisedimit me dibranët, Rama tha se legalizimi i kanabisit duhet të konsultohet me qytetarët para se Qeveria të vendos për ta zbatuar atë.

Por në të njëjtën kohë ai tha se ka patur dhe shqetësim nga ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se ata nuk jetojnë në vendin tonë dhe nuk i dinë problemet e ekonomisë

Ndërkohë që partnerët janë skeptik për këtë çështje. Por, ata nuk jetojnë këtu, ata jetojnë, por s’janë të lidhur me buxhetin tonë dhe për pensionin që do marrin shtetasit. Dhe për ata është më e lehtë të thonë: mos bëhemi me dhimbje koke dhe mos i hyjmë fare”, theksoi kryeministri Rama.

Zjarr Tv Ad