Raúl González Blanco, ikona e Real Madridit dhe trajneri aktual i Castilla, është një hap larg që të gjykohet për krim ekonomik dhe do të vazhdojë të hetohet për paaftësi paguese, përvetësim dhe krim të koorporatave. Sipas gazetës “El Mundo” në vitin 2008 ka falimentuar një nga kompanitë e tij për të shmangur borxhin. Ai rrezikon nga një deri ne katër vite burg nëse shpallet fajtor për krime ekonomike.
Gjyqtarët urdhëruan që procesi kundër tij të vazhdoj. Kompania “Aurantia” pretendon nga Raul një borxh prej 7.17 milionë euro, duke përjashtuar interesin, për një investim të dështuar në një projekt për energjinë e rinovueshme në Cádiz.
Ata e akuzojnë atë për zbrazjen e kompanisë së tij të aksioneve të “Europa Scar Sport (ESS)” për të kursyer borxhin. Deri tani, legjenda e Madridit ka pohuar se nuk ka kryer parregullsi. “Aurantia” gjithashtu ka denoncuar vëllanë e tij Carlos Redondo dhe nënën e tij, Maria Luisa Blanco, të cilët ai i quajti administrator të ndërmarrjes së falimentuar pas transferimit të aseteve në kompani të tjera.
Ai është legjendë e Realit të Madridit, me 228 gola në 550 ndeshje, ndërsa ka shënuar 44 gola në 102 takime me përfaqësuesen e Spanjës. Por përpara ligjit të gjithë janë të barabartë dhe Raul do të mbaj përgjegjësi nëse shpallet fajtor.