Leje 2 javore për një nga prindërit që kanë fëmijë të vegjël

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vendimit për mbylljen e institucioneve arsimore, qeveria do të japë leje dyjavore për njërin prej prindërve, të cilët kanë fëmijë të vegjël në shtëpi.

Vendimi i qeverisë është gati dhe do të jetë i vlefshëm për sektorin publik dhe privat.

Të hënën, qeveria vendosi mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore në vend deri me datën 23 mars, si masë paraprake kundër përhapjes së koronavirusit.

Deri tani në vendin tonë janë konfirmuar 10 persona të infektuar, tre janë të shtruar te Infektivi në Tiranë, një në spitalin e Durrësit dhe 6 të tjerë janë vendosur në vetëkarantinë.

Zjarr Tv Ad