Lejoi të kalonin dy persona me kanabis, arrestohet polici kufitar

0
618
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një punonjës i policisë kufitare në Durrës është arrestuar në flagrancë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi lejoi kalimin e dy personave me lëndë narkotike. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa në pranga është vënë Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në PKK Durrës.

Duke shkelur urdhrin e eprorit, efektivi i policisë kufitare ka lejuar kalimin në dalje nga Republika e Shqipërisë drejt Italisë, të shtetasit Bashkim Hasani, megjithëse kishte informacione se ky i fundit do të kalonte materiale të kundraligjshme, në bashkëpunim me shtetasen Laureta Lama.

Pas kontrolleve në dhomën e tragetit ku ishin akomoduar për udhëtim dy shtetasit e sipërpërmendur, agjentët e Antidrogës sekuestruan lëndën narkotike, për të cilën kishin informacion.

Arrestimi i Inspektorit Agim Shaba u krye për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad